Tare ka dy objektiva për sulmin në verë, Leao mund të sakrifikohet

Milani ka nisur të projektojë sezonin e ardhshëm, ku objektivi kryesor mbetet rikthimi në UEFA Champions League. Me një diferencë prej 10 pikësh nga kreu i renditjes, drejtuesit kuqezi po studiojnë me kujdes lëvizjet në merkato, veçanërisht në repartin ofensiv.

Në qendër të diskutimeve është e ardhmja e Niclas Füllkrug. Sulmuesi gjerman, i ardhur në janar nga Ëest Ham United, ka bindur trajnerin Massimiliano Allegri për profesionalizmin dhe sakrificën në fushë, duke luajtur edhe në kushte jo optimale fizike.

Megjithatë, kjo mund të mos jetë e mjaftueshme për transferimin përfundimtar. Milani ka një të drejtë blerjeje prej rreth 5 milionë eurosh, por po reflekton nëse duhet të investojë për një lojtar që deri tani është konsideruar më shumë alternativë sesa titullar për projektin afatgjatë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, drejtori sportiv Igli Tare po punon për opsione më ambicioze. Në listën e objektivave janë përfshirë emra si Moise Kean dhe Dušan Vlahović, ky i fundit në përfundim kontrate në verë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Strategjia e klubit do të varet shumë nga kualifikimi në Champions, i cili pritet të përcaktojë buxhetin e merkatos. Paralelisht priten edhe lëvizje në dalje: e ardhmja e Nkunku mbetet e paqartë, ndërsa ylli i skuadrës, Rafael Leão, mund të largohet vetëm në rast të një oferte shumë të lartë.

Vera pritet të jetë vendimtare për ndërtimin e Milanit të ri, me drejtuesit që synojnë të rrisin konkurrencën dhe cilësinë për të rikthyer klubin mes protagonistëve në Itali dhe Europë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?