Tare ka gati planin në merkato, largohet Nkunku dhe afron talentin e Angers
Milani vazhdon të jetë aktiv në merkato në kërkim të përforcimeve në repartin ofensiv, jo vetëm me sytë nga vera, por edhe në funksion të afatit të janarit. Pas afrimit të Niclas Füllkrug, sulmi kuqezi mund të pësojë ndryshime të tjera, sidomos nëse largimi i Christopher Nkunku drejt Fenerbahçes, klub që prej kohësh ushtron presion, do të konkretizohet.
Sipas asaj që raporton “Tuttosport”, drejtuesit e Milanit kanë shtuar kontaktet për Sidiki Chérif, talentin e Angers, i datëlindjes 2006. Interesi i klubit kuqezi është konkret dhe i konfirmuar nga prania e vazhdueshme e skautëve të Milanit në disa ndeshje të sulmuesit franko-guinean, i cili, vetëm 19 vjeç, është tashmë titullar në Ligue 1 dhe ka realizuar 4 gola në 17 paraqitje.
Cherif ndiqet gjithashtu nga disa klube të Bundesligës, por projekti i Milanit duket se e ka tërhequr lojtarin. Në mesin e dhjetorit ka pasur edhe një takim të parë mes përfaqësuesve të futbollistit dhe drejtuesve të klubit në Via Aldo Rossi, ku është prezantuar plani afatgjatë për zhvillimin e tij.
Fillimisht i menduar si një investim për verën, emri i Chérif tani po vlerësohet edhe për janarin. Gjendja jo optimale fizike e Santi Gimenez, paraqitjet e paqëndrueshme të Nkunku dhe mundësia e largimit të njërit prej tyre, e shtyjnë Milanin të mendojë për përshpejtimin e operacionit. Sidiki Cherif shihet si një bast serioz për të ardhmen e sulmit kuqezi.
KOHA JONË SONDAZH

