Tare karikon futbollistët: Asgjë s’ka përfunduar, ju jeni të mrekullueshëm!

Humbja ndaj Milanit 0-3 brenda në “Olimpico” ka demoralizuar jo pak Lazion që tashmë e sheh veten -7 pikë nga Juventusi kryesues. Mungesat e Immobiles dhe Caicedos ndikuan në duelin ndaj kuqezinjve. Drejtori sportiv Igli Tare ka reaguar në një deklaratë duke thenë se ka ende besim te futbollistë dhe se asgjë nuk ka përfunduar.

“Ju jeni të fortë, keni qenë të mrekullueshëm. Tani nuk është momenti të bëhemi pesimistë, por duhet të mendojmë për Leccen. Jeni të lodhur, pushoni dhe le të vazhdojmë sërish. Ju dhatë gjithçka! Nuk ka mbaruar asgjë akoma”, u shpreh për “Corriere dello Sport” Igli Tare.

SHKARKO APP