Tare: Kemi fituar shumë beteja, objektivi i Lazios është arritja në Champions
Igli Tare po kalon momentet e tij më të mira në karrierë, teksa po korren frytet e një pune fantastike të bërë prej tij në vitet e fundit në merkato. Pas fitores së Superkupës së Italisë, optimizmi në skuadrën bardhekaltër është i madh.
“Jemi në mesin e rrugës, kemi fituar shumë beteja por duhet të fitojmë luftën. Titulli? Janë diskutime për të cilat nuk i shohim, objektivi jonë gjithmonë ka qenë Champions League.
Duhet të qëndrojmë të përulur, konkret të përgjegjshëm se kemi një skaudër të madhe. Më pas nëse do të arrijmë që të luftojmë për diçka deri në javën e fundit, nuk do të bëjmë pas.
Sfida me Napolin? Fitorja do të thotë që të mundim një tjetër skuadër të madhe dhe do na japë vazhdimësi për këtë rekord të fitoreve radhazi”, deklaroi Tare për mediat italiane. /R.Lika-Koha Jone/