FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tare nis nga puna te Milani, ja emrat që ka në listë për pankinën

Pas zyrtarizimit si drejtor sportiv i Milanit, Igli Tare ka nisur menjëherë nga puna për ndërtimin e projektit të ri kuqezi. Në mbrëmje, Tare zhvilloi një takim me Zlatan Ibrahimoviç, për t’i shprehur vlerësimin për trajnerin aktual Sergio Conceição, i cili mbetet ende në diskutim për të vijuar aventurën te kuqezinjtë.

Tare pritet të takohet së shpejti edhe me vetë teknikun portugez për të shqyrtuar mundësinë e qëndrimit të tij në stolin e Milanit. Megjithatë, klubi nuk qëndron pa alternativa. Pas vendimit të Vincenzo Italianos për të qëndruar te Bologna dhe pasigurive që rrethojnë emrin e Massimiliano Allegrit, Tare ka përgatitur një listë me kandidatë të mundshëm për pankinën.

Një ndër emrat më të spikatur në këtë listë është Roberto Mancini, ndërsa hyrja më e re është Thiago Motta, i cili ka përfunduar marrëdhënien me Juventusin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Tare nis nga puna te Milani, ja emrat që ka në listë për pankinën

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?