Tare nuk ndalet në merkato, arrin akordin me mbrojtësin e Genoa-s
Milan ka lëvizur me shpejtësi për të zëvendësuar Malick Thiaw, i cili është në prag të transferimit te Newcastle. Klubi kuqezi ka arritur marrëveshje me Genoa për mbrojtësin belg Koni De Winter, me një operacion të shpejtë që pritet të bëhet zyrtar brenda orëve të ardhshme.
Sipas marrëveshjes, Milan do të paguajë 20 milionë euro plus bonuset, ndërsa lojtari ka pranuar një kontratë pesëvjeçare me pagë 1,5 milionë euro në sezon. De Winter pritet në Milano në ditët e ardhshme për vizitat mjekësore dhe firmën.
Ky transferim, përveçse mbulon boshllëkun e lënë nga Thiaw, i sjell Milanit edhe një përfitim ekonomik, duke hapur mundësinë për ndonjë tjetër afrim, ndoshta sërish në repartin e mbrojtjes. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

