Tare për “Gazzetta dello Sport”: Nëse një ditë do të jem trajner, do të drejtoj Shqipërinë!
Drejtori Sportiv i Lacios, Ilgi Tare është vlerësuar si më i miri në Itali në sezonin e fundit. Ish-futbollisti i njohur ka dhënë një intervistë për gazetën më të madhe italiane, “Gazzetta dello Sport”, duke dhënë një intervistë të gjatë dhe ndër të tjera, përveç mënyrës si punon, ka folur edhe për një të ardhme të mundshme si trajner i Kombëtares sonë.
“Nuk ekziston një ‘metodë Tare’, nuk kam shumë vëzhgues, sepse nuk parapëlqej të punoj me shumë njerëz. Ajo që e bën të zotin një drejtor sportiv është që të kuptojë si do të jetë e ardhmja e një lojtari të panjohur.
Unë trajner? Nëse një ditë do të jem, do të jem trajneri i Shqipërisë dhe jo i një klubi. Më pëlqen në shkoj në dhomat e zhveshjeve, të flas me trajnerin tim, ta ndihmoj pa ndërhyrë në punën e tij. Nuk do të jetë e thjeshtë që të mos mendoj si Drejtor Sportiv, dhe për më tepër jo i Lacios. Më kanë ofruar klube të ndryshme, por është e vështirë ta mendoj veten larg Lacios, sepse është një krijesë që e kam rritur prej 13 vjetësh dhe e kam në zemër.

KOHA JONË SONDAZH

