Tare sherr me Lotiton, shkak bëhet largimi i një futbollisti
Një ditë tjetër e tensionuar në Formello, disa orë pas zhgënjimit në Marassi, por këtë herë nuk është nën akuzë Inzaghi dhe skuadra e tij. Prej disa ditësh ka nisur një përplasje mes Lotitos dhe Inzaghit, për shkak se kanë divergjenca në mendime dhe objektiva (në merkato).
Drejtuesi shqiptar ka kontestuar shitjen e Vavro te Genova, pas marrëveshjes së arritur mes Lotitos dhe Preziosit. Më pas ka pasur tensione dhe diskutime të gjata mes Tares dhe presidentit të Lazios. Biseda mes tyre në telefon nuk ka shkuar aspak mirë, teksa mendimet e kundërta për merkaton mësohet se ka qenë arsyeja kryesore. /R.Lika-Koha Jone/