Tare shpërthen ndaj Ministrit të Sportit në Itali: Jemi diskriminuar, Juvja dhe Interi …

“Dje dëgjova Ministrin e Sportit të thoshte se ne duhet të mendojmë për mbrojtjen e shëndetit, por vendosin që lojtarët të vrapojnë mes parqeve me njerëz dhe jo në qendrat sportive me masat e nevojshme. Unë nuk e di cili është qëllimi i tij, sigurisht nuk është për të ndihmuar futbollin. Në dritën e vendimeve të marra, ndjej se jemi të diskriminuar”.

Pas disa muajsh heshtje, drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare ka vendosur që të shpërthejë ndaj Ministrit të Sportit Vincenzo Spadafora për mungesën e dritës jeshile për stërvitjen në futboll: “Unë nuk e kuptoj pse skuadrat si Juventus dhe Inter nuk marrin asnjë anë”.

Lazio është një nga skuadrat që ka kërkuar me ngulm rifillimin e kampionatit edhe kur në Itali situata ishte në kulmin e emergjencës. Bardhekaltrit synojnë titullin kampion teksa janë vetëm një pikë larg nga Juventusi. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP