Tare: Situata si në një film horror, edhe Lazio do reduktojë pagat

Situata e koronavirusit në Itali mbetet e rëndë, teksa futbolli ka kaluar në plan të dytë. Gjithsesi ka edhe gjëra diplomatike për të cilat duhet gjetur një zgjidhje. Një e tillë është edhe paga e futbollistëve, për të cilin ka folur drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare në një intervistë për Sport1.

“Duhet ta mendojmë ende. Jemi në kontakte me futbollistë tanë, por nuk kemi folur për këtë aspekt. Por mund ta imagjinoni që do ketë reduktim pagash edhe për ne.

Koronavirusi? Më duket sikur po jetojmë në një film horror. Në fillim gjithçka u mor lehtë. Tani nuk mundtë flasim për një situatë të caktuar, por për një luftë. Nëse sheh kampionët e luftës të mbushur me arkivole, mbetesh i shokuar, e pa fjalë. Numrat që dalin çdo ditë janë të tmerrshëm, është një shkatërrim për gjithë vendin”, deklaroi Tare. /Rozalb Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP