Sfida ndaj Kryeministrit/”Taulant Balla, Elbasani ty të do”, por FIFA gjobit Shqipërinë
Kombëtarja kuqezi ka marrë një tjetër ndëshkim nga FIFA dhe bëhet fjalë për dronin me mesazh politik ”Taulant Balla, Elbasani ty të do”.
Droni u ngrit për ti bërë sfidë kryeministrit Rama i cili e hoqi Ballën jo vetëm si sekretar i përgjithshëm i PS, por edhe si drejtues politik në qarkun e Elbasanit.
Kuqezinjtë janë ndëshkuar nga komisioni i Disiplinës i Organizimit më të lartë të futbollit botëror me një tjetër gjobë për një episod në sfidën e 5 shtatorit ndaj Hungarisë në ”Elbasan Arena”, ndeshje e fituar 1-0 nga kuqezinjtë.
Për këtë skenë, FIFA gjobit FSHF-në me 37 mijë e 500 franga.
Por komikja për PS mbetet se droni që u ngrit kundër Edi Ramës dhe pro Taulant Ballës ishte nga dronët e paguar nga PS-ja për fushatë elektorale parlamentare.