Taulant Balla takon Brojën dhe Asllanin para ndeshjes me Serbinë: Bashkimi bën fuqinë, djemtë janë gati për fitore!
Taulant Balla, ka zhvilluar një takim motivues me dy nga yjet e Kombëtares shqiptare, Armando Broja dhe Kristjan Asllani, teksa kuqezinjtë po përgatiten për përballjen e rëndësishme ndaj Serbisë, në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla ndau momente nga takimi me futbollistët, duke vlerësuar atmosferën pozitive dhe përkushtimin e skuadrës.
“Një mik nga diaspora, nga Hamburgu, më shkruante sot: ‘Të lutem, bëhen bashkë Armando dhe Kristi që të bëjnë gol në ndeshjen me Serbinë’. U thashë: ata bashkë janë, mos u merrni me llafe. Bashkimi bën fuqinë, thoshte Skënderbeu, dhe djemtë e shqipes e dinë mirë këtë,” shkroi Balla.
Ministri shtoi se si Broja ashtu edhe Asllani janë të motivuar për të dhënë maksimumin në këtë sfidë: “Asllani ma dha fjalën se do të shënojë dhe Broja gjithashtu,” – tha ai me humor, duke theksuar besimin e plotë në ekipin kuqezi.
Kuqezinjtë aktualisht renditen të dytët në Grupin K me 8 pikë pas 5 ndeshjeve, ndërsa Serbia ndodhet në vendin e tretë me 7 pikë nga 4 ndeshje. Grupi kryesohet nga Anglia me 15 pikë.
KOHA JONË SONDAZH

