Taulant Seferi: E prisja ftesën nga kombëtarja, i gatshëm të luajë kudo

Një nga afrimet e reja të grumbullimit të radhës së kombëtares është Taulant Seferi. Talenti 22-vjeçar në daljen e parë për mediat ka rrëfyer mes emocionesh se mezi e priste ftesën nga kombëtarja.

 

“E kam ndjekur gjithmonë Kombëtaren. Jam shumë i befasuar dhe i kënaqur nga pritja. Po shikoj një pozitivistet që shpresoj ta shfrytëzojmë në ndeshjet e radhës. Ftesën në kombëtare e prisja. Mendoj që jam mirë dhe shpresoj të bëj më të mirën për Kombëtaren. E rëndësishmja është se po ndihem mirë, për minutat vendos trajneri. Unë do jap maksimumin në stërvitje dhe në ndeshje.

Këto 2 ndeshjet e fundit me klubin nuk kam luajtur nga fillimi se kisha një dëmtim të vogël. Tani besoj se ndihem shumë mirë. Trajneri ka marrë në Kombëtare ata që janë në formë më të mirë. Duhet të fokusohemi vetëm te fitorja në  2 ndeshjet e radhës. Jemi një grup shumë i mirë lojtarësh.

Nuk është se kemi punuar taktikisht në 2 stërvitjet e para. Jam duke luajtur si sulmues qendre, nuk e kam problem të luaj edhe anash, në formacionin 3-5-2 të trajnerit. Sidoqoftë kudo që të ketë nevojë skuadra jam i gatshëm”, u shpreh Seferi.

SHKARKO APP