Taulant Xhaka i jep fund një epoke – Lamtumirë mes lotësh, nderimesh dhe mirënjohjeje

Taulant Xhaka ka përfunduar zyrtarisht karrierën e tij si futbollist, duke u tërhequr nga futbolli i luajtur pas më shumë se një dekade të kaluar me klubin e zemrës, FC Basel. Në ndeshjen e fundit të tij, klubi zviceran organizoi një ceremoni të veçantë për ta nderuar, ndërsa stadiumi u mbush me emocione dhe duartrokitje.

Në këtë moment të veçantë nuk mungoi as vëllai i tij, Granit Xhaka, i cili ashtu si Taulanti nuk i mbajti dot lotët. Tifozët e Basel-it organizuan një koreografi madhështore në nder të tij, duke e vlerësuar për besnikërinë dhe përkushtimin e treguar gjatë gjithë viteve në klub.

Mesfushori shqiptar u bë një nga figurat më të dashura për tifozët, duke u shndërruar në simbol të klubit me kontributin e tij të palodhur. Me mbi 400 paraqitje me fanellën e Basel-it, Xhaka mbyll karrierën e tij me një titull kampioni dhe një trashëgimi të pasur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përveç një periudhe dyvjeçare në huazim te Grasshoper, e gjithë karriera e tij u zhvillua në Zvicër me fanellën e Basel-it. Ai gjithashtu përfaqësoi Shqipërinë në 31 ndeshje ndërkombëtare, duke shënuar një gol ndaj Izraelit në shtator të vitit 2018, përpara se të tërhiqej nga Kombëtarja në vitin 2021.

Swiss Digital Mobile Reklama

Taulant Xhaka largohet nga fusha me kokën lart, duke lënë pas një karrierë të ndritur dhe një trashëgimi që do të kujtohet gjatë nga adhuruesit e futbollit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?