Taulant Xhaka mbron Granitin: Të gjithë bëjnë gabime, por mos harroni çfarë ka bërë ai për Zvicrën
Taulant Xhaka ka reaguar publikisht në mbështetje të vëllait të tij, Granit Xhakës, pas deklaratës së futbollistit se kishte përdorur një vërtetim të falsifikuar vaksinimi kundër COVID-19.
Ish-futbollisti i Baselit ka zgjedhur rrjetet sociale për të përcjellë një mesazh në mbrojtje të vëllait, duke theksuar se gabimet janë pjesë e jetës dhe se e rëndësishme është pranimi dhe reflektimi mbi to.
“Të gjithë bëjnë gabime. Askush nuk është perfekt. Ju lutem, mos e harroni kurrë një gjë: atë që Granit Xhaka, vëllai im, ka bërë për Zvicrën gjithë këto vite. Sa shumë zemër, pasion dhe krenari ka treguar për këtë vend dhe këtë fanellë”, shkroi Taulant Xhaka.
Ai u bëri gjithashtu thirrje njerëzve që të mos e gjykojnë futbollistin vetëm përmes këtij episodi.
“Edhe ju keni bërë gabime në jetën tuaj. Gjëja më e rëndësishme nuk është të mos bësh kurrë gabime, por t’i pranosh ato, t’i njohësh dhe të mësosh prej tyre”, përfundoi ai.
Reagimi i Taulantit vjen në një periudhë kur Granit Xhaka është përballur me pasoja pas pranimit të përdorimit të një certifikate të falsifikuar vaksinimi kundër COVID-19.

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?
Results
Vota totale: 4109

