Taulant Xhaka: Premier Liga është ëndrra ime

Lojtari i kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka ka dhënë një intervistë për portalin sportiv zviceran, “bzbasel.ch”.

Xhaka ka zbuluar se është një njeri shumë aktiv jashtë fushave të lojës, gjithashtu zbulon edhe ëndrrën e tij e cila është të luajë në kampionatin anglez të futbollit, aty ku aktualisht aktivizohet edhe vëllai i tij, Graniti.

“Në Angli futbolli është më kompetitiv. Aty luhet një futboll magjepsës. Nuk e di nëse një ditë do të luaja aty, por shpresoj”, u shpreh Xhaka.

Swiss Digital Desktop Reklama

I pyetur se cilën aktore do të zgjidhte mes Skarlet Xhonson dhe Anxhelin Zholi, 25-vjeçari u përgjigj për bionden.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?