Të gjitha sfidat e Championsit në një qytet të vetëm, ideja më e re e UEFA-s

Pandemia globale e Covid-19 vijon të shkaktojë shumë probleme në shumë vende në Europë, teksa UEFA prej kohësh po mendon për zgjidhjet për të mbyllur sezonin.

Përparësia i është dhënë ligave kombëtare, teksa qeveria europiane e futbollit po mendon një plan për të mbyllur sa më shpejt edhe Champions i Europa League, ndaj së fundi në tryezë po diskutohet një ide mjaft interesante.

Ajo parashikon që pjesa e mbetur e kompeticioneve të vijojë me vetëm një ndeshje mes skuadrave dhe të gjithë takimet të zhvillohen në një qytet të vetëm, që ka kapacitete për të pritur sfida të këtij niveli.

Swiss Digital Desktop Reklama

Opsioni më konkret për Ligën e kampionëve është Stambolli, qytet i parashikuar për të pritur finalen, ndërsa më datën 23 pritet të merret edhe një vendim konkret për këtë çështje, gjatë një konferencë online mes UEFA-s dhe drejtuesve të Shoqatës së Klubeve europiane.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?