Të huaj pa limit në futbollin shqiptar sipas FSHF, Hafizi: Akademitë janë në krizë, do të zhduken

Ish-trajneri i Kombëtares, Astrit Hafizi thotë se akademitë e futbollit vendas po shtypen nga vitit në vit, por një dorë të mirë do ua japë edhe fakti se sëfundmi Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së vendosi që nga janari të lejohen 7 huaj në formacion për ekipet e Superligës. Nga sezoni i ardhshëm ky numër do jetë pa limit.

”Ky është një vemdim i marrë nga drejtuesit e federatës, se nuk është marrë nga Komiteti Ekzekutiv. Ai aprovohet aty, por merret nga presidenti i FSHF-së sepse ai ka plotfuqinë në marrjen e vendimeve. Këto vendime janë në kurriz të futbollit të moshave.

Unë mund të them që, edhe kur nuk ishte marrë ky vendim, a ka qenë futbolli i moshave në nivelet e duhura?! Jo, s’është e vërtetë. Ne kemi patur mungesë të zhvillimit të akademive të moshave, që po vuajnë për të kaluar në futbollin elitar. Ky futboll i moshave është shtypur dhe po zhduket dalëngadalë. Edhe ai element i pakët që ishte për arsye të këtyre rregulloreve po zhduket”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?