Të martën vjen zyrtarizimi, Hakimi mund të quhet një lojtar i Interit
“E hëna do të jetë një ditë e rëndësishme”. Njoftimi ka mbërritur nga administratori i deleguar i Inter Beppe Marotta para sfidës në Tardini kundër Parmës, që i dhuroi zikaltërve 3 pikë shumë të rëndësishme për të mbajtur Atalantën 4 pikë larg.
Në fakt është gjithçka gati për mbërritjen në dispozicion të Antonio Conte të Achraf Hakimi, që të martën mund të jetë në Milano për vizitat mjekësore e për firmën në kontratën 5-vjeçare me 5 milionë në sezon. Të hënën, është edhe dita për të përcaktuar me Real Madrid detajet e fundit për pagesën e marokenit që luante i huazuar prej dy vjetësh tek Borussia Dortmund, teksa gjithçka mund të mbyllet me 40 milionë euro plus 5 bonus.
Një tratativë që do ti dhurojë Contes lojtarin më të shpejtë në Bundesligë dhe një futbollistë që ka dhuruar shumë asisto, 10. Pa harruar se është edhe një goleador, numëron 9 gola në total deri më tani. Mbrëmja e nëntorit në Champions League rezultoi fatale për zikaltërit, Conte e “fiksoi”. Marokeni ka refuzuar ofertën e Manchester City-it dhe Bayernit për të nisur një aventurë të re në Seria A. /R.Lika-Koha Jone/