“Të qëndroj te Reali apo të iki?”, zbulohet vendimi që ka marrë Zizou

Zinedine Zidane do të nisë një aventurë të re në verë. Trajneri francez ka vendosur të largohet nga Real Madrid, vendim që e ka marrë shumë kohë më parë.

TeleMadrid raporton se burime pranë kampionëve në fuqi të Spanjës janë shprehur se Zizou do të largohet në fund të sezonit nga drejtimi i skuadrës.

Problemet e shumta, dëmtimet e njëpasnjëshme dhe kritikat konstante sa herë që gjërat nuk shkonin mbarë, kanë ndikuar që 48-vjeçari të ndajë mendjen.

Zidane po përjeton aventurën e dytë si trajner i Realit, ekip të cilin e ka udhëhequr në 11 trofe si teknik, ku bien në sy tre sukseset radhazi në Champions (2016,2017,2018).

E ardhmja? Në “pole-position” qëndron Juventusi, klub ku kaloi disa nga vitet më të bukura të karrierës së lavdishme si futbollist. /abcnews.al

SHKARKO APP