Te Reali marrin vendimin për Vinicius
Fitorja e Real Madridit kundër Barcelonës i dërgoi Los Blancos pesë pikë para në krye të La Ligës. Nuk ishte tërësisht një atmosferë feste në Bernabeu. Braziliani Vinicius nuk e priti mirë zëvendësimin në minutën e 72-të dhe u largua nga fusha i zemëruar. Shpërthimi i Vinicius ndaj trajnerit Alonso nuk është marrë në konsideratë nga klubi, teksa është vendosur që të mos merret asnjë masë disiplinore ndaj lojtarit. Gjithsesi, nëse sjellja e Vinicius përsëritet, me siguri te Real Madrid do ndëshkojnë lojtarin.
KOHA JONË SONDAZH

