Te Tirana apo Partizani? Merret vendimi për të ardhmen e Alban Hoxhës

Partizani në dy ndeshjet e fundit i ka besuar portën Aldo Teqja-s duke lënë në stol Alban Hoxhën. Kapiteni i të kuqve është përfolur edhe për një largim të mundshëm në fund të këtij sezoni, pasi i përfundonte kontrata, por nuk do të ndodhë kështu.

Së fundmi është arritur akordi me presidentin Gaz Demi për të rinovuar kontratën edhe për një tjetër sezon. Në këtë mënyrë janë shtuar edhe zërat e fundit për një transferim të mundshëm të Tirana, edhe pse një ofertë e tillë nuk kaq munguar.

Mbetet të shihet nëse do të sqarohet situata me trajnerin Sormani për rikthimin e Hoxhës në portën e Partizanit. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP