Telashe tek Interi, dëmtohen dy lojtarë të tjerë në miqësoren e fundit
Interi merr lajmet të këqija nga mesfushori Zielinski dhe sulmuesi Arnautovic, që kanë pësuar lëndime në miqësoren e fundit përballë Pisës.
Ata u janë nënshtruar kontrollove të detajuara mjekësore në lidhje me shkallën e dëmtimeve të tyre.
Polaku ka një lodhje muskulore dhe do duhet të qëndrojë pushim për një periudhë 15-20 ditore. Probleme muskulore në kofshën e majtë dhe për austriakun Arnautovic, gjendja e të cilit do të vlerësohet nga dita në ditë.
35-vjeçari pritet të rikthehet më shpejt se shoku i ri i skuadrës në dispozicion të stafit teknik të kampionëve të Italisë. Pas sulmuesit Taremi ndalen edhe dy lojtarë të tjerë të kampionëve të Italisë. Ndërkohë që Simone Inzaghi i gëzohet rikthimit të kapitenit.
Lautaro Martinez është rikthyer në stërvitje me Interin dhe po përgatitet që të jetë gati dhe në formë për fillimin e sezonit të ri.