Tensionet në Lindjen e Mesme/ A është larguar Cristiano Ronaldo nga Arabia?

Avioni privat i Cristiano Ronaldo, me vlerë rreth 61 milionë paund, është larguar nga Arabia Saudite gjatë natës, duke nxitur spekulime se super ylli i futbollit mund të jetë larguar nga vendi për shkak të përshkallëzimit të konfliktit në rajon.

Rijadi, ku Ronaldo jeton së bashku me partneren e tij Georgina Rodriguez dhe pesë fëmijët e tyre, është goditur nga sulme me dronë iranianë, ndërsa përplasjet kanë hyrë në ditën e katërt. Sipas raportimeve të mediave të huaja, ambasada amerikane në kryeqytetin saudit ka qenë një nga objektivat e sulmeve, ndërsa mediat iraniane kanë njoftuar gjithashtu për shkatërrimin e një ndërtese komanduese në Bahrein.

Të dhënat e gjurmimit të fluturimeve tregojnë se avioni i tipit Bombardier Global Express i Ronaldos është nisur nga Rijadi në orën 20:00 dhe ka mbërritur në Madrid rreth orës 01:00 të mëngjesit, pas një udhëtimi që zgjati afro shtatë orë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, raportimet flasin për një largim në rritje të shtetasve të huaj nga vendet e Lindjes së Mesme, për shkak të tensioneve të shtuara. Fluturimi i papritur i futbollistit portugez shihet si një tregues i shqetësimeve në rritje për sigurinë në Arabinë Saudite, megjithëse deri tani nuk ka një reagim zyrtar nga ana e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?