Tentoi të kalonte lumin me not, gjendet i mbytur pas dy ditësh ish lojtari i Villareal
Futbolli spanjoll dhe amerikano-jugor është në zi, i tronditur nga një lajm gati i pabesueshëm. Franco Acosta, ish-lojtari i Villarreal dhe Racing Santander, ka humbur jetën në moshën 25 vjeçare.
Trupi i futbollistit uruguaian u gjet dy ditë pas zhdukjes së tij, që ndodhi të shtunën, ndërsa ai ishte duke u përpjekur të notonte në një përrua të rrëmbyeshëm në departamentin Canelones në jug të vendit të tij.
Lindur në Montevideo më 5 Mars 1996 dhe rritur tek Fenix, klubin i qytetit të tij, Acosta kaloi dy sezone me Villarreal B, para se të shkonte në huazim te Racing dhe më në fund të kthehej në vendin e tij, ku ai luajti për Boston River, Plaza Colonia e Atenas.