Ter Stegen operohet me sukses, por nuk dihet sa do qëndrojë jashtë fushave

FILE PHOTO: Soccer Football - LaLiga - FC Barcelona v Real Madrid - Estadi Olimpic Lluis Companys, Barcelona, Spain - October 28, 2023 FC Barcelona's Marc-Andre ter Stegen during the warm up before the match REUTERS/Albert Gea/File Photo

Barcelona ka bërë një njoftim zyrtar ku konfirmon se gjithçka ka shkuar sipas planit për portierin gjerman, Andre ter Stegen. “Gardiani” 31-vjeçar ka udhëtuar për në Bordeaux për t’ju nënshtruar një operacioni në shpinë, pasi kishte dhimbje kronike.

Operacioni është zhvilluar me sukses, siç bën të ditur klub i Barcelonës në një deklaratë. Megjithatë, njoftimi nuk ofron shumë detaje rreth natyrës së problemit të shpinës së portierit.

“Lojtari i ekipit të parë, Marc ter Stegen, i është nënshtruar me sukses një operacioni për problemet e tij në pjesën e poshtme të shpinës. Procedura u krye nga Dr. Amelie Leglise nën mbikëqyrjen e Shërbimeve Mjekësore të Klubit, në Klinikën Sportive Bordeux Merignac. Ai është jashtë dhe rikuperimi i tij do të përcaktojë disponueshmërinë e tij”, thuhet në njoftim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Media katalanase ka theksuar mungesën e informacionit të detajuar lidhur me dëmin dhe planin e rikuperimit të portierit gjerman. Klubi do të vazhdojë të monitorojë situatën për të përcaktuar disponueshmërinë e tij në të ardhmen.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?