Tërbohen tifozët e Milanit, Raiola sjell 2 “yje” në sulm dhe merr lojtarin më të mirë
Tek Milani mbizotëron një gjendje kaosi pas rezultateve katastrofike të këtij fillim sezoni.
Mino Raiola është një ndër menaxherët më të impenjuar të kësaj periudhe, me tre klientë të famshëm të tij që mund të ndryshojnë shpejt destinacion. Bëhet fjalë për emra si Zlatan Ibrahimovic dhe Moise Kean, megjithëse përjashtim nuk bën as portieri Gianluigi Donnarumma, për të cilin gjithsesi po hamendësohet përshkimi i një itinerari të kundërt me dy lojtarët e sipërpërmendur.
Udhëtimet e shpeshta të 52-vjeçarit italo-holandez pritet të kushtëzojnë në muajin janar vërtet shumë merkaton e klubit të Milanit. Kështu në harkun e vetëm disa javëve Raiola mund të arrijë dy marrëveshje shumë të rëndësishme për “kuqezinjtë”.
Dy lëvizje të menjëhershme që pritet të bëjnë të mundur kalimin në radhët e Milanit të dyshes Ibrahimoviç-Kean, ndërkaq më të komplikuar duken bisedimet për një transferim të mundshëm të portierit Donnarumma, sezonin e ardhshëm në radhët e Juventusit.