Tërheqja e Iranit nga Kupa e Botës, kush e zëvendëson sipas rregullores?

Kombëtarja e Iranit mund të mos marrë pjesë në Kupën e Botës 2026, një skenar që është bërë gjithnjë e më i mundshëm pas deklaratave të fundit të ministrit iranian të Sportit, Ahmad Donjamali.

Ideja e një tërheqjeje të mundshme u përfol menjëherë pas tensioneve dhe sulmeve të fundit në Lindjen e Mesme, ku përfshihen edhe Izraeli dhe Amerika. Kjo situatë bëhet edhe më e ndërlikuar duke pasur parasysh se Botërori i ardhshëm do të zhvillohet pikërisht në SHBA, së bashku me Kanadanë dhe Meksikë.

Sipas kalendarit të turneut, Irani do të zhvillonte të gjitha ndeshjet e grupit në territorin amerikan. Dy përballje ndaj Zelandës së Re dhe Belgjikës, janë planifikuar në Los Anxhelos, ndërsa ndeshja ndaj Egjipitin do të zhvillohej në Seattle. Megjithatë, gjithçka do të varet nga zhvillimet politike në rajon në muajt e ardhshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Çfarë ndodh nëse një kombëtare tërhiqet?

Swiss Digital Mobile Reklama

Rregullorja e FIFA parashikon sanksione për federatat që vendosin të tërhiqen nga turneu. Sipas nenit 6.2 të rregullores së Botërorit, një kombëtare që tërhiqet të paktën 30 ditë para nisjes së kompeticionit rrezikon një gjobë prej 250 mijë frangash zvicerane. Nëse tërheqja ndodh më pranë fillimit të turneut, gjoba rritet në 500 mijë franga.

Përveç kësaj, federata përkatëse duhet të kthejë edhe fondet e marra nga FIFA për përgatitjen e skuadrës dhe çdo kontribut tjetër financiar të lidhur me turneun.

Kush mund ta zëvendësojë Iranin?

Aktualisht Irani mbetet i kualifikuar zyrtarisht, por nëse do të tërhiqej, vendimi për zëvendësimin e tij do të ishte në dorë të plotë të FIFA-s. Sipas nenit 6.7 të rregullores, organizata mund të vendosë sipas gjykimit të saj se cilën federatë do të përfshijë në vend të skuadrës që tërhiqet.

Në histori ka pak precedentë. Një rast i njohur është ai i UEFA Euro 1992, kur Danimarka mori pjesë në vend të Jugosllavisë dhe më pas fitoi turneun. Por kjo ishte një rregullore e UEFA-s dhe jo e Botërorit.

Në Kupën e Botës precedentët janë shumë të vjetër: në 1950 FIFA Ëorld Cup u tërhoqën katër skuadra, India, Turqia, Skocia dhe Franca, dhe asnjë prej tyre nuk u zëvendësua. Sot një skenar i tillë duket pothuajse i pamundur.

Një shembull më i afërt është ai i vitit 2025, kur klubi meksikan Club León u përjashtua nga Botërori për klube për shkelje të rregullave të multipronësisë. FIFA organizoi një ndeshje shtesë mes Los Angeles FC dhe Club América për të përcaktuar zëvendësuesin.

Nëse Irani do të tërhiqej, një nga skenarët më realistë do të ishte përfshirja e një kombëtareje nga e njëjta zonë gjeografike. Në këtë kontekst është përmendur edhe Iraun, që pritet të marrë pjesë në playoff-in ndërkontinental. Në një skenar tjetër, mund të përfitonin edhe Emiratet e Bashkuara Arabe

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?