Tërhiqet nga bota e futbollit legjenda e kombëtares angleze

Ish-lojtari i Livepulit dhe kapiteni i kombëtares angleze, Steven Gerrard i ka dhënë fund spekulimeve nëpër media duke  njoftuar në një postim në faqen e tij në Twitter tërheqjen nga bota e futbollit.

Gerrard sapo ka përfunduar kontratën e tij me klubin aktual LA Galaksi, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për shkak të mos arritjes së objektivit kryesor, kalimit në fazën finale të ‘play off’, ai ka deklaruar se nuk do të jetë më pjesë e klubit.

Në një intervistë për emisionin ‘BT Sport’me gazetarin Gary Linker, ish kapiteni i kombëtares angleze ka shpjeguar më hollësisht arsyet e tërheqjes nga futbolli.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndihem me fat që kam përjetuar kaq shumë momente të mrekullueshme përgjatë karrierës sime. Jam krenarë që kam luajtur mbi 700 ndeshje me ekipin e Livepulit, shumicën si kapiten i saj, duke e ndihmuar në arritjen e shumë sukseseve sic ishte e famshmja, nata magjike e Stambollit. Në nivel ndërkombëtar kam patur privilegjin të  fitoje 114 ndeshje dhe të kem qenë kapiten i kombëtares angleze në shumicën e kohës. Gjithmonë do të shoh pas me një krenari të madhe faktin që kam mbajtur veshur për një kohë gjatë fanellën e vendit  tim.
Ka qenë me të vërtetë një karrierë e jashtëzakonshme. Faleminderit juve, tifozëve të mrekullueshëm të Liverpul, La Galaksi, dhe kombëtares Angleze për mbështetjen e vazhdueshme gjatë karrierës sime. Besnikëria dhe suporti juaj janë gjithçka për mua
”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ishin fjalët e tij gjatë intervistës ekskluzive të zhvilluar paraditen e sotme.

Ndër të tjera ai shton se është ende herët për të marrë ndonjë post drejtues por  që nuk e përjashton si mundësi në të ardhmen.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?