“Tërmet” në futbollin italian/ Gravina drejt largimit nga FIGC, edhe Gattuso bën gati valixhet

Kriza në futbollin italian po thellohet pas dështimit për t’u kualifikuar në Kupa e Botës 2026, ndërsa zhvillimet e fundit tregojnë për një “tërmet” të vërtetë në drejtimin e Federata Italiane e Futbollit.

Sipas raportimeve, presidenti Gabriele Gravina është shumë pranë dorëheqjes, me një vendim që pritet të zyrtarizohet brenda ditës. Presioni ndaj tij është rritur ndjeshëm pas eliminimit të tretë radhazi nga Botërori, por edhe për shkak të deklaratave të tij pas ndeshjes Bosnje-Itali, të cilat shkaktuan polemika të forta në opinionin publik dhe në botën sportive.

Edhe nga politika ka ardhur reagim i ashpër. Ministri për Sportin, Andrea Abodi, ka kërkuar hapur dorëheqjen e Gravinës, duke e cilësuar të papranueshme që përgjegjësia të zhvendoset te institucionet shtetërore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këtë klimë, largimi i Gravinës duket i pashmangshëm. Për pasuesin e tij në krye të federatës janë në garë disa emra të rëndësishëm, ku më të përfolurit janë Giovanni Malagò dhe Giancarlo Abete, me këtë të fundit që shihet si favorit. Një rol mund të ketë edhe Matteo Marani, ndërsa më i tërhequr mbetet Demetrio Albertini.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, ndryshimet nuk do të ndalen vetëm në nivel drejtues. Pas largimit të Gravinës, priten edhe dorëheqjet e figurave kyçe të kombëtares, përfshirë Gianluigi Buffon dhe trajnerin Gennaro Gattuso. Ky i fundit largohet pas një bilanci prej 6 fitoresh, 1 barazimi dhe 1 humbjeje, por pa arritur objektivin madhor të kualifikimit.

Për pankinën e Italisë pritet një emër i madh. Në listën e kandidatëve kryesorë për të marrë drejtimin e “Axurrëve” janë Antonio Conte, Roberto Mancini, Simone Inzaghi dhe Massimiliano Allegri.

Italia tashmë ndodhet në një fazë të thellë reflektimi dhe pritet një rindërtim total, që do të nisë nga drejtuesit dhe do të shtrihet deri te pankina e kombëtares.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet të nxjerrë PD dhe Opozita emrin e kandidatit për Kryeministër, por të mos jetë Berisha?