Tërmeti në Shqipëri, reagon Tare: Do bëj të pamundurën për të ndihmuar popullin tim!

Ish-futbollisti i Kombëtares Shqiptare, aktualisht Drejtor Sportiv i klubit italian të Lazios, Igli Tare ka komentuar nga Italia momentin e vështirë që po kalon vendi ynë, pas tërmeteve të forta që e goditën në orët e para të mëngjesit.

 

Tare ka rrëfyer se është i shokuar nga ajo që ka ndodhur dhe se po përcjell me shumë ankth gjithçka nga operacionet e shpëtimit. Ish bomberi kuqezi ka shtuar se po bën të pamundurën që të ndihmojë popullin shqiptar.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Është një tragjedi që më ka shokuar mua dhe familjen time. Duket se bilanci i viktimave do të rritet, por unë shpresoj me gjithë zemër të kundërtën. Do të bëj të pamundurën për të ndihmuar popullin tim”, tha Igli Tare.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?