Teuta arrin marrëveshjen për transferimin e Kallakut

Pasi ka qenë një nga lojtarët më të mirë, të paktën gjatë dy sezoneve të fundit, në Kategorinë Superiore, Sherif Kallaku do të largohet nga skuadra durrsake. Futbollisti do ta vazhdojë karrierën e tij në Kroaci, me skuadrën e NK Lokomotiva Zagreb, e cila sezonin e ri do të luajë në Champions League, ndërsa pjesë e saj edhe 5 lojtarë të tjerë shqiptarë. Teuta do të përfitojë nga ky transferim një shumë prej 150 mijë eurosh, ndërsa do të mbajë në zotërim 10% të kartonit.

SHKARKO APP