Teuta befason në shtesë Vllazninë dhe del me pikë nga “Niko Dovana”

Është mbyllur me barazim 1-1 dueli i fundit i javës së katërt në Abissnet Superiore, mes Teutës dhe Vllaznisë, i luajtur në stadiumin “Niko Dovana”.

Shkodranët kaluan të parët në avantazh në minutën e 24-të, me një gol spektakolar të Esat Malës, i cili realizoi me një goditje precize nga kufiri i zonës. Loja u tensionua me ndërhyrje të forta dhe kartonë të shumtë, derisa në fund Erdenis Gurishta u ndëshkua me karton të kuq, duke lënë Vllazninë me 10 lojtarë.

Teuta përfitoi nga epërsia numerike dhe në minutën e 90+5, Mario Beshiraj u shndërrua në shpëtimtarin e durrsakëve, duke vulosur barazimin dramatik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rezultati final 1-1 bën që të dyja skuadrat të ndajnë nga një pikë, ndërsa Superliga pas katër javësh ofron një renditje tepër të ngjeshur.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?