Teuta befason Tiranën në “Air Albania”, Vllaznia bën paqe me Erzenin
Teuta triumfoi ndaj Tiranës në “Air Albania”, me rezultatin 2-1, në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të në Superiore.
Skuadra e Martinit, ia doli të marrë 3 pikë të rëndësishme, falë golave të Jazxhi në minutën e 45-të dhe Dacit minutën e 51-të.
Golin e vetëm për Tiranën e shënoi Bruno Lulaj, në minutën e 90-të, por që në fund kishte vetëm vlerë statistikore.
Nuk ka fitues në duelim mes Vllaznisë dhe Erzenit, e cila u mbyll në barazim 1-1. Një ndeshje e luftuar deri në fund, por skuadrat u detyruan të ndajnë nga një pikë.
Kuqeblutë shënuan të parët me Bekim Balajn në minutën e 29-të, por 10 minuta më vonë, ishte Blazevic që vendosi baraspeshën.
KOHA JONË SONDAZH

