Teuta bën një tjetër goditje në merkato, firmos me ish-kapitenin e Tiranës

Teuta nuk di të ndalet në merkato, teksa vijon përforcimin e ekipit për sezonin e ri pas fitores së Kupës dhe Superkupës së Shqipërisë. Në prag të ndeshjeve europiane, por edhe sezonit të ri, klubi durrsak vijon punën edhe në merkato, për t’u përforcuar akoma më shumë dhe për të shpresuar në të tjera arritje të mëdha në fushën e lojës.

Kështu paraditen e sotme është prezantuar te durrsakët ish-kapiteni i Tiranës, Erando Karabeci, i cili ishte futbollist i lirë pasi i kishte përfunduar kontrata me bardheblutë, ku u shpall kampion në sezonin e fundit.

Mesfushori 32-vjeçar është një vlerë e shtuar për skuadrën e Edi Martinit, pasi ka një eksperiencë shumë të madhe në Kategorinë Superiore dhe bashkë me emra si Arapi e Emiliano Vila, pritet të udhëheqin ekipin për suksese të tjera.

SHKARKO APP