Teuta blindon 6 futbollistë me kontrata të reja, qëndron edhe Lorenco Vila
Teuta krejt ndryshe nga skuadrat e tjera të Superiores ka vendosur që të mbajë të gjithë futbollistët kryesor për sezonin e ardhshëm. Bëhet fjalë për emra të tillë si: Renato Arapi, Emiljano Vila, Lorenco Vila, Fabian Beqja, Florent Avdyli dhe Blagoja Todorovski.
Këta lojtarë vijojnë përgatitjet për sezonin e rij, që nis për përplasjen me Beitar Jeruzalemin. Firmosja e kontratës së re nga Lorenzo Vila hedh poshtë zërat se talenti durrsak mund të largohet jashtë Shqipërisë.
Njoftimi i Teutës:
“KF Teuta ka dëshirë t’ju informojë se ka arritur marrveshjen edhe për një sezon me këta lojtarë: Renato Arapi, Emiljano Vila, Lorenco Vila, Fabian Beqja, Florent Avdyli dhe Blagoja Todorovski, të cilët kanë gjetur akordin për vazhdimin e bashkëpunimit dhe për sezonin e ardhshëm.
Paraqitjet e mira dhe siguria e futbollistëve kanë bërë që drejtuesit e skuadrës blu të vijojnë më tej bashkëpunimin me këta lojtarë. Dje lojtarët ka nënshkruar kontratën e re dhe do të vazhdojnë të mbajnë veshur fanellën e skuadrës së Teutës edhe për sezonin e ardhshëm.”