Teuta firmos me sulmuesin egjiptian, golashënuesi më i mirë në kategorinë e dytë armene
Klubi i Teutës ka prezantuar afrimin më të fundit në merkato. Bëhet fjalë për një sulmues egjiptian, emri i të cilit është Saleh Nasr dhe që mbërrin në Durrës nga klubi i Gandzasar në Armeni.
Sezonin e fundit, 24-vjeçari shkëlqeu duke spikatur si golashënues pasi në 17 ndeshje me armenët, realizoi 32 gola. Më parë, Nasr është aktivizuar edhe në Egjipt me Ëadi Degla dhe Al Ahly.
Njoftimi i Teutës:
Klubi i Futbollit Teuta njofton se ka arritur marrëveshje me sulmesin 🇪🇬 egjiptian, Saleh Nasr! Sulmuesi 24-vjeçar Saleh Nasr është kthyer në lojtarin më të ri të Teutës. Ai ka qenë pjesë e El Ahli dhe Uadi Degla në vendlindje e tij, teksa së fundmi ka qenë pjesë e Gandzasar në Armeni, duke u shpallur golashënuesi më i mirë i kategorisë së dytë armene.
KOHA JONË SONDAZH

