Teuta fiton duelin e mbijetesës ndaj Vllaznisë, vendosin Hrkaç dhe Hakaj (VIDEO)
Teuta ka fituar duelin e mbijetesës 2-0 ndaj Vllaznisë, duke e bërë edhe më interesante luftën për mbijetesë në këtë sezon. Në “Niko Dovana”, durrsakët kaluan në avantazh në minutën e 32-të. Pas krosimit të goditjes së këndit në krahun e majtë, Hrkaç ka përfituar nga dalja e gabuar e Sherrit dhe ka kaluar durrsakët në avantazh.
Vllaznia përpiqet që të reagojë, por do të pësonte edhe golin e dytë në minutën e fundit të shtesës së pjesës së parë. Pas një aksioni të gjatë Latif godet në portën e Vllaznisë, ndërsa pas grushtimit të Sherrit është Hakaj ai që shtyn topin drejt rrjetës. Mbrojtësi shkodran nuk feston golin ndaj ish-ekipit të tij.
Pas 29 javësh, Vllaznia dhe Teuta kanë nga 33 pikë, 1 më pak se Kamza. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

