Teuta fiton me përmbysje ndaj Vllaznisë, shënon sërish Vila
Teuta është rikthyer te fitorja në kampionat, duke mundur 3-1 Vllazninë me përmbysje në stadiumin Niko Dovana. Ishte një ndeshje që nisi në malore për skuadrën durrsake, që e pa veten në disavantazh në minutën e 17-të, teksa kuqeblutë shënuan me Gurishtën.
Teuta reagoi mjaft mirë duke barazuar pas 7 minutash me Hoxhën, ndërkohë që Todorovski shënoi golin e përmbysjes në fundin e pjesës së parë.
Pjesa e dytë nisi në mënyrën më të mirë të mundshme për skuadrën e Edi Martinit, teksa protagonist u bë sërish Lorenc Vila shënoi edhe golin e tretë që hipotekoi suksesin e durrsakëve.