Teuta fiton ndaj Bylisit falë një autogoli të Abazaj
Java e gjashtë e Abissnet Superiore u mbyll sot në “Niko Dovana”, teksa Teuta mposhti minimalisht 1-0 Bylisin, falë një autogoli fatlum. Në minutën e 62-të, pas një aksioni të shpejtë, Ëotlai goditi drejt portës dhe topi u devijua nga mesfushori ballshiot Marin Abazaj, duke përfunduar në rrjetë.
Lojtarët e Bylisit protestuan për një faull në nisje të aksionit, por arbitri dhe VAR konfirmuan rregullsinë e golit. Deri në fund asgjë nuk do të ndryshonte. Teuta rikthehet te fitorja dhe ngjitet në zonën e mesme të tabelës.
KOHA JONË SONDAZH

