Teuta i shkakton humbjen e parë Egbo-s pas 17 ndeshjesh me një “perlë” të Vilës (VIDEO)

Thyhet më në fund Tirana e Egbo. Skuadra e Teutës i ka shkaktuar humbjen e parë trajnerit nigerian nën drejtimin e bardhebluve.

Skuadra durrsake do të shënonte një gol spektakolar në minutën e 26-të me Emiljano Vilën që goditi fluturimthi pas një asisti nga Lorenc Vila. Asnjë shans reagimi për portierin Lika, që nuk mundi të evitonte rrjetën.

Tirana provoi me të gjitha mënyrat për të gjetur golin e barazimit, por fati nuk ishte në anën e tyre. Në fundin e ndeshjes, Kallaku për pak sa nuk shënoi edhe golin e dytë, por Lika e ndali.

Në fundin e ndeshjes, Çelhaka doli me kartonin e dytë të verdhë, duke braktisur fushën e lojës. 17 ndeshje kishte Egbo nën drejtimin e Tiranës, që nuk pësonte asnjë humbje.

Bardheblutë mbeten në vendin e parë, por tashmë me 6 pikë larg nga Kukësi i vendit të dytë. Teuta ndërkohë mbetet në vendin e pestë me 44 pikë. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP