Teuta mund me një “perlë” të Vilës Tiranën, Laçi merr fitoren e pestë radhazi (VIDEO)

Teuta i jep goditjen e fundit shpresave të Tiranës për titullin kampion. Skuadra durrsake mori një fitore minimale 1-0 në “Selman Stermasi”, teksa tashmë e sheh veten në vendin e dytë me 36 pikë.

Golin e vetëm të ndeshjes do ta shënonte Lorenco Vila pas një kombinimi spektakolar me Bregun. Talenti uli bukur topin dhe më pas arrin që të shënojë. Në fraksionin e dytë Hoxhollari u ndëshkua me dy karton të verdhë duke lënë ekipin për 10 minuta me një lojtarë më pak. Frashëri bëri një ndërhyrje spektakolare ndaj një goditje të Bathës, ndërkohë që në krahun tjetër Gruda shpërdoroi dy shanse të arta për të mbyllur sfidën.

Laçi merr fitoren e pestë radhazi në kampionat. Skuadra e Duros mundi 1-0 Kastriotin. Golin e vetëm e shënoi Lushkja në minutën e 32-të, ndërkohë që bardhezinjtë humbën dhe raste të tjera të mira. Bylis fitoi minimalisht 1-0 duelin e mbijetesës kundër Apolonisë. Golin e realizoi Antony Bji 10 minuta nga fundit. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP