Superkupa/ Teuta në avantazh të dyfishtë në finalen ndaj Tiranës, super Hebaj (VIDEO)

Teuta është duke udhëhequr 2-0 në finale e Superkupës së Shqipërisë kundër Tiranës. Në “Elbasan Arena”, durrsakët do të kalonin në avantazh që në minutën e 22-të, me Hebajn i cili përfitoi nga një gabim i portierit Lika.

Tirana u përpoq që të reagonte, por do të pësonte edhe golin e dytë. Në minutën e 35-të, skuadra e Martinit fitoi një penallti. Lorenc Vila mori përsipër ekzekutimin, por do të ndalej nga Lika, por më pas Hebaj e ka të thjeshtë për ta dërguar sërish në rrjetë.

SHKARKO APP