Teuta pëson më shumë se gjithë kampionati i vjetshëm

Sezoni nisi me Teutën si kampione në fuqi teksa durrsakët sezonin e kaluar ishin një skuadër shumë e vështirë për t’u thyer.

Në këtë sezon, dyshja e mbrojtjes duhej të ndahej me Arapin që ka nisur aventurën si trajner, dhe Hoxha ka kaluar te Ballkani në Kosovë, ndërsa në vend të Frashërit në portë është Pano Qirko.

Ata patën lëvizje në repartin difensiv ndërsa nga një pikë e fortë, mbrojtja është kthyer në një pikë të dobët dhe lehtë e thyeshme.

Në përpjekje për ta bërë ekipin të reagojë, drejtuesit e Teutës kanë mbyllur për herë të dytë në këtë sezon marrëveshjen me trajnerin Edi Martini, ndërsa po për herë të dytë rikthejnë në krye në rolin e trajnerit Renato Arapi, teksa Sulejman Starova do të jetë në rolin e drejtorit teknik.

SHKARKO APP