Teuta prezanton sulmuesin e talentuar beratas

Teuta ka nisur përgatitjet për sezonin e ardhshëm, që do të startojë me ndeshjen e turit të parë eliminator të Europa Leagues, ku shorti i vuri përballë izraelitët e Beitar Jerualem.

Drejtuesit vijojnë punën për të përforcuar skuadrën dhe mesditën e sotme kanë arritur marrëveshjen me sulmuesin 20-vjeçar Aldrit Oshafi, i cili është prezantuar zyrtarisht si pjesë e “djemve të detit”.

I lindur në Berat, 20-vjeçari ka luajtur me Tomorin e Besën në Kategorinë e Parë, ndërsa këtë sezon ishte pjesë e Luftëtarit të Gjirokastrës, ku luajti mbi 20 takime në Kategorinë Superiore, duke fituar eksperiencë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?