Teuta rigjen fitoren, Laçi vijon të jetë në vendin e dytë

Teuta është kthyer te fitoret dhe këtë e ka bërë duke mposhtur minimalisht 0-1 Egnatian. Golin e vetëm në Rrogozhinë e realizoi Daci në minutën e 27.

Po sot Laçi ka humbur mundësinë për t’u afruar me Tiranën kryesuese pasi kurbinasit kanë barazuar me shifrat 1-1 kundër Kastriotit. Pas 24 javësh kampionat Laçi renditet në vendin e dytë me 45 pikë, 8 më pak se Tirana kryesuese.

Java e 24 e Superligës mbyllet të martën me Skënderbeu-Dinamo. Korçarët renditen të fundit me 17 pikë, ndërsa kryeqytetasit të parafundit me 20 pikë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?