Teuta rrëmben një sulmues shkodran për trajnerin Martini
Pas sulmuesit Ide Coulibaly, drejtuesit e klubit durrsak kanë vendosur në dispozicion të trajnerit Edi Martini edhe sulmuesin e talentuar 19-vjeçar Ildi Gruda. Shkodrani i cili ka dalë si lojtar nga akademia e Vllaznisë, më parë ka luajtur me Shënkollin në Kategorinë e Parë dhe Valletan në Maltë.
Ka qenë vetë klubi i Teutës në faqen zyrtare që ka njoftuar afrimin e Ildi Grudës edhe pse termat e kontratës nuk bëhen të ditura. Vetë futbollisti ka pozuar me fanellën e “Djemve të Detit” dhe po pret me padurim të nisë këtë eksperiencë të re.
Ndërkohë nga Teuta në merkato të dimrit janë larguar dy futbollistë, mesfushori kosovar Roni Gashi dhe sulmuesi malazez Nikac të dy të transferuar në Ipko Superligën e Kosovës.