Teuta shtang Tiranën në “Selman Stërmasi”, vendos Maçolli me penallti (VIDEO)

Teuta ka marrë një fitore të rëndësishme 1-0 ndaj Tiranës, në sfidën e javës së 25-të të Kategoria Superiore, duke regjistruar suksesin e dytë radhazi në kampionat.

Takimi i luajtur në stadiumin Selman Stërmasi pati dy tablo të ndryshme. Pjesa e parë u dominua nga bardheblutë, të cilët krijuan disa raste të mira për shënim. Mundësinë më të pastër e pati Aaron Pierre Tabekou, por nuk arriti ta konkretizojë.

Në pjesën e dytë, durrsakët reaguan dhe u shfaqën më kërkues në sulm. Arbër Maçolli iu afrua golit, por tentativa e tij u ndal nga traversa, ndërsa më pas Valmir Arifi gaboi përballë portierit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Momenti vendimtar erdhi në minutën e 83-të, kur pas një prekjeje të topit me dorë nga Lleshi, arbitri akordoi penallti pas konsultimit me VAR. Nga pika e bardhë, Maçolli u tregua i saktë, duke i dhënë avantazhin dhe fitoren Teutës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me këtë sukses, Teuta ngjitet në kuotën e 33 pikëve në vendin e gjashtë, ndërsa Tirana mbetet në një situatë të vështirë, duke mbajtur vendin e parafundit me vetëm 21 pikë dhe duke rrezikuar seriozisht mbijetesën në elitë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?