Teuta si Benevento, Moçka shënon gol në sekondat e fundit (VIDEO)
Partizani nuk shkon më shumë se një barazim 1-1 në ndeshjen ndaj Teutës në transfertë. Shpëtim Moçka është kthyer në një hero për durrsakët, pasi braktisi portën e tij në minutën e 95-të, për të dërguar topin në portën e Partizanit, pas një harkimi nga këndi.
Portieri vlonjat i Teutës gjeti kohën e duhur dhe goditi si një sulmues race me kokë, duke mposhtur kolegun e tij, Alban Hoxha. Takimi filloi me mjaft ritëm dhe Teuta fitoi shumë shpejt një 11-metërsh, por Alban Hoxha neutralizoi mirë goditjen e Arbër Çyrbja-s. Vetëm pak minuta më pas, ishte Gerhard Progni, që shënoi pas një topi të marrë në zonën e rreptësisë.
Partizani shkon përkohësisht në vendin e 5-të me 32 pikë, ndërsa Teuta barazon Vllazninë me 22 pikë, por shkodranët luajnë nesër ndeshjen e tyre.
KOHA JONË SONDAZH

