Teuta vijon sezonin me ulje ngritje

Pas disa sezoneve, Teuta ndryshoi qasje duke investuar për të ndërtuar një ekip që minimalisht mund të pretendonte “zonën euro”. Në vitin e parë, sezonin e shkuar, ku investuan fuqishëm, durrsakët siguruan një biletë për në Europa League por ai ishte një sezon ku Teuta i kishte të gjithë kartat për të pretenduar diçka më shumë.

Në çdo rast kur kreu ishte i prekshëm, Teuta bënte dy hapa pas, i njëjti skenar po vihet në jetë edhe këtë sezon. Sërish ekipit të Bledit Shkëmbit nuk i mungojnë numrat për të synuar me kohë të plotë europën por as titulli nuk do të ishte një ëndërr e pamundur duke parë se sa shumë kanë gabuar edhe rivalët e tjerë. Pikërisht në momentin ndodhej në krye, në dy javët e fundit kanë siguruar vetëm një pikë.

Pas humbjes së rëndë që i shkaktoi Laçi, transferta e Bylsit ishte një mundësi e shkëlqyer për të treguar potencialin e një ekipi favorit, por serish ekipi i Bledi Shkëmbit dështoi në këtë objektiv, thjeshtë ishin me fat që dolën me një pikë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?